me pistolete dhe municion luftarak gati per te grabitur nje banese ne farke pranga 53 vjecarit me precedent kriminal 6a2e799115e79

Me pistoletë dhe municion luftarak gati për të grabitur një banesë në Farkë, pranga 53-vjeçarit me precedent kriminal

June 14, 2026
1 minut lexim

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Lugina e Errët”, duke arrestuar në flagrancë një 53-vjeçar që dyshohet se po përgatitej të kryente një vjedhje banese në zonën e Farkës.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur kapjen e shtetasit me iniciale A. K., 53 vjeç, banues në Durrës, teksa po tentonte të futej në një banesë për të vjedhur.

Njoftimi i policisë:

Po përgatitej për të kryer një vjedhje banese në Farkë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 53-vjeçari.

53-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal për krime kundër personit dhe pronës.

Sekuestrohen armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe mjete të dyshuara për kryerje vjedhjesh.

Zbardhen edhe 2 raste të tjera vjedhjesh/tentativash për vjedhje banesash, të dyshuara të kryera nga i arrestuari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe armëmbajtjes pa leje, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Lugina e Errët”.

Si rezultat i operacionit u bë i mundur identifikimi, kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit A. K., 53 vjeç, banues në Durrës i cili po përgatitej të hynte për të vjedhur në banesën e një shtetasi. Ai u lokalizua dhe u kap ne flagrance nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me municion, dy kaçavida, një palë pinca, dy kapele, një maskë e zezë, një palë doreza dhe një shumë parash.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 53-vjeçari dyshohet të jetë autor edhe i dy rasteve të tjera të vjedhjes/tentativës për vjedhje banesash,po në zonën e Farkës. Konkretisht, më datë 31.05.2026 dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit A. S., ndërsa më datë 05.06.2026 dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit K. B.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

skandal ne politike gjinovci flet per shitblerje kandidaturash dhe financime te dyshimta 6a2e7917c12b0
Lajmi i mëparshëm

Skandal në politikë? Gjinovci flet për shitblerje kandidaturash dhe financime të dyshimta

berlini dhe parisi ndalen projektin e avionit luftarak fcas 6a2e79f2106a5
Lajmi i radhës

Berlini dhe Parisi ndalën projektin e avionit luftarak FCAS

Të fundit nga

ShkoLartë