Me para në duar e punësuara në MPB ua pagoi qytetarëve dokumentet personale – 600 mijë denarë i mori për vete!

July 17, 2023
1 minut lexim

Një e punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila ka punuar në Sektorin për lëshimin e dokumenteve personale, qytetarëve u ka kërkuar para kesh – në duar për dokumente personale, ndërkaq nuk ka përdorur SIM-kartelë për pagesë elektronike, transmeton TV21.

Paratë e mara kesh nuk i ka futur në buxhetin e MPB-së, por i ka përdorur për nevoja personale. Kësisoj ajo ka përfituar 600 mijë denarë.

“Sot (17.7.2023), Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale deri te Prokuroria përgjegjëse ka ngritur kallëzim penal kundër N.L., e punësuar në Sektorin për punë administrative në Shtip për Vinicë, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale mashtrim të shërbimit në bazë të nenit 354 të Kodit Penal. N.L. në rolin e personit zyrtar që kryen punë të interesit publik, me qëllim të arritjes së pasurisë së kundërligjshme, gjatë periudhës janar – maj 2023, në më shumë raste ka përfituar para të besuara në shërbim, kështu që ka kërkuar nga qytetarët – kërkues të shërbimit për lëshim të dokumenteve personale, t’i japin para në dorë gjatë parashtrimit të kërkesës për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit dhe të letërnjoftimit nën pretendimin se mundësia për pagesë nëpërmjet terminalit me kartelë pagesore për momentin nuk është në funksion. Pas kësaj, ajo ka shfrytëzuar mosnjohurinë e tyre për dispozitat ligjore në MPB, kurse paratë e besuara i ka marrë për vete duke arritur pasuri të kundërligjshme në vlerë prej 600.000 denarë në dëm të buxhetit të RMV-së”, qëndron në buletinin e MPB-së.

E punësuara është suspenduar nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore./TV21

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Megan Fox pozon me bikini në pyll, i fejuari i saj u ‘çmend’

Story i radhës

Leku më i fortë se kurrë, zhvlerësimi i Euros dhe Paundit prek rekorde të reja

Të fundit nga

ShkoLartë