Me pagë minimale e makina luksi, 46% e subjekteve në listën e tatimpaguesve me risk do kontrollohen

February 4, 2022
1 minut lexim

Dy javë pas përfundimit të afatit të bizneseve për vetë-rregullimin e listë-pagesave, Ministria e Financave dhe Ekonomisë bën me dije se ka marrë informacione nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor se 572 tatimpagues dhe 830 punonjës qarkullojnë me mjete luksi ndërkohë që rezultojnë me paga minimale.

“Ky numër është pjesë e tatimpaguesve të konsideruar me risk nga kjo njësi. Do vijojmë me vlerësimin e informacionit qe do të marrim nga drejtoria e kadastrës, por dhe institucione te tjera si Policia e Shtetit apo Drejtoria e Pastrimit te Parave për të ndërtuar qartazi një profil tatimpaguesi me risk i cili me tej do t’i nënshtrohet kontrolleve,” tha Vjero.

Gjatë konferencës për shtyp zv/ministrja Vasilika Vjero konfirmoi gjithashtu se 46% e tatimpaguesve që janë me shkelje nga Inspektorati i Punës, rezulton se janë dhe në listën e tatimpaguesve me risk nga administrata tatimore.

Ajo tha se 3353 biznese kanë rritur pagat për punonjësit e tyre dhe këto subjekte do të jenë nën monitorim të vazhdueshëm në vijim. Ndërkohë njoftoi se çfarë do të ndodhë me 67% tatimpagues që nuk i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Drejtorisë së Tatimeve.

“Për tatimpaguesit që nuk kanë reaguar do të vijoje vlerësimi i riskut dhe kryqëzimi i informacioneve nga shume burime,” shtoi ajo.

Deri në fund të këtij muaji do të përcaktohet lista e tatimpaguesve dhe individëve me risk, të cilët do t’i nënshtrohen kontrolleve nga njësia speciale kundër informalitetit të pagave.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Xhepa bart flamurin e Shqipërisë në ceremoni

Story i radhës

Më 17 prill zgjedhje lokale në dy komuna në Maqedoni

Të fundit nga

ShkoLartë