“Me ose pa mua Kosova do të jetë e pavarur”, nënkryetarja e parlamentit serb kërkon arrestimin e Kamberit

September 15, 2022
1 minut lexim

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është kërcënuar me arrestim apo dëbim nga nënkryetarja e parlamentit serb, Snezhana Paunoviç.

Kamberi me anë të një postimi në Facebook tregon se ky kërcënim erdhi pasi fjalimit të tij që bëri një ditë më parë për Kosovën në parlamentin serb.

Po ashtu, Kamberi theksoi se të flasësh të vërteten rreth Kosovës në parlamentin serb të kërcënojnë se do të djegin në turrën e druve.

Postimi i Plotë i Kamberit:

“Toka sërish do të rrotullohet” “Nëse kemi gabuar me lirimin e Albin Kurtit nga burgu, mos të gabojmë me mosarrestimin e Shaip Kamberit”, ka deklaruar dje, në seancën parlamentare ku u debatua për dialogun Kosovë-Serbi, deputetja e Partisë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit, Snezhana Paunoviq. “Nëse nuk është e mundur kjo ta shpërngulim nga këtu” ka vazhduar ajo. Kishte propozuar arrestimin tim sepse një ditë më parë, gjatë fjalimit tim rreth Kosovës, kisha theksuar domosdoshmërinë e udhëheqjes së politikës me ambicie realiste. Zonja Paunoviq kërkon të arrestohet deputeti i cili në seancën parlamentare, duke shfrytëzuar lirinë e mendimit dhe shprehjes – liri kjo e “garantuar” me Ligjin për Kuvendin – rreth një pike të rendit të ditës duke kërkuar udhëheqjen e politikës së ballafaqimit me realitetin.

Kur është në pyetje Kosova, inkuizicioni në Serbi që moti ka marrë hov, duke i cilësuar tradhëtar apo armiq të Serbisë ata që hapur flasin cili është realiteti rreth Kosovës. Sot, ky inkuizicion është bërë edhe parlamentar.
Po fole të vëretën të kërcënojnë se do të djegin në turrën e druve. Kjo është ajo që ka ka kërkuar deputetaja Paunoviq – nënkryetare e parlamentit. Inkuizicioni romak e kishte dënuar Xhordano Brunon, për herezi, me akuzën se ka “mohuar disa doktrina themelore katolike”. Heretikët parlamentar serb po bëjnë të njëjtën. Më vjen keq për kokëfortësinë e tyre të refuzimit të realitetit rreth Kosovës. Politika serbe karshi Kosovës vazhdon të mbetet dogmatike jo realiste. E vëreteta mund të jetë e hidhur por nuk duhet ta mohosh. Me apo pa mua “toka do të vazhdojë të rrotullohet”. Me apo pa mua, Kosova do të mbetet e pavarur.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Kirurgë nga Kosova dhe diasporë bashkohen me ata ndërkombëtar në Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës

Story i radhës

Katastrofë mjedisore në Kavajë, qytetarët përballen me djegien e plehrave, Bashkia hesht

Të fundit nga

Në Parlament do të ketë pyetje deputetësh

Kuvendi sot do të mbajë mbledhjen e 21-të, ku në rend dite janë pyetjet e deputetëve. Një seancë e tillë plenare zakonisht mbahet çdo të enjte të fundit gjatë muajit. Sipas Rregullores

Mot i mirë sot, ngriten temperaturat maksimale

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull lokalisht nëpër lugina dhe ultësira. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me
ShkoLartë