Me ose pa marrëveshje

min lexim

Kryesuesit e Serie A do të presin Lecce të shtunën, në kuadrin e javës së nëntë të kampionatit italian. Napoli synon pikë të rëndësishme për të vazhduar të mbajë kryesimin e tabelës (për momentin, blutë janë +2 pikë nga Interi dhe +3 pikë nga Juventusi).

Në konferencën për shtyp, megjithatë, trajneri Antonio Conte foli edhe për çështje jashtë fushës, siç është rinovimi i Khvicha Kvaratskhelia, që po zvarritet nga vera: “A më shqetëson? Është diskutuar shumë për këtë, sigurisht që ka një diskutim mes klubit dhe përfaqësuesve të lojtarit.

Nuk hyj në gjëra kaq të veçanta, por mund të them çfarë kërkoj nga Kvica. Ai duhet të vazhdojë të bëjë atë që po bën, i fokusuar te sezoni. Është serioz, profesionist, shembullor. Ky sezon është shumë i rëndësishëm për ne, pastaj shpresoj që gjërat mund të zgjidhen duke gjetur një marrëveshje.

E di që në futboll çdo gjë mund të ndodhë, shpresoj të ketë një marrëveshje që i kënaq të gjithë. Në çdo rast ju kërkoj lojtarëve të respektojnë fanellën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke dhënë gjithçka deri në ndeshjen e fundit të sezonit. Kvica duhet të jetë totalisht i përqendruar, siç po bën deri tani”.

Si e keni parë Lukakun?

Ai ka punuar si gjithmonë, është i qetë, nuk shoh ndonjë problem në përshtatjen e tij te Napoli.

Si ju dukën vështirësitë e Lukakut në Empoli, të shkaktuara edhe nga performanca e skuadrës?

Më duket shumë kufizuese të flas për Lukakun në pjesën e parë, duhet të analizojmë gjithë ekipin. Unë kam qenë i qartë dhe i kam përcaktuar të gjithë elementët si negativë. Nuk ka nevojë të them se ai luajti keq apo mirë, performanca e ekipit në pjesën e parë ishte negative. Më pas ndryshoi në pjesën e dytë.

 A përfaqëson dëshira dhe zemërimi i Simeone shpirtin që duhet të ketë ky Napoli?

Inputi që kishte Giovanni kur hyri, si Olivera apo të tjerë, madje edhe Pasquale, duhet të jetë gjithmonë tronditje pozitive. Këtë e pres nga djemtë, kjo i bën edhe ata që luajnë të kuptojnë se sa me fat janë që luajnë te Napoli.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Bëri seks me një të panjohur, gruaja e martuar ‘shokohet’ nga ajo që i ndodhi më pas…!

Story i radhës

Taravari: Der Leyen dërgoi porosi nga Shkupi që ne jemi të mirëseardhur në BE

Të fundit nga