‘Heroi i mbrëmjes’ ishte ky 11-vjeçar, i cili kaloi kufirin i vetëm nga Ukraina në Sllovaki.
Në dorë kishte të shënuar një numër telefoni të familjarëve. Në deklaratën e Ministrisë së Brendshme të Sllovakisë thuhet se stafi i vullnetarëve e ndihmoi të lidhej me të afërmit në Sllovaki.
“Erdhi vetëm, sepse prindërit e tij duhet të rrinin në Ukrainë. Vullnetarët e ndihmuan, e çuan në një vend të ngrohtë dhe i dhanë për të ngrënë.
11-vjeçari
Fitoi zemrat e të gjithëve me buzëqeshjen e tij, pa frikë dhe me vendosmërinë e një heroi” – thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Djaloshi ka lënë pas prindërit e tij që të ruanin Ukrainen, e cila ndodhet në një situatë jo të mirë për shkak të ndërhyrjes ruse.
Ai mund të mos shihet më me të dashurit e tij, por sërish tregoi një dashuri të madhe për të gjithë që e pritën. E në këtë situatë të pakuptimtë, kush e pëson më shumë? Fëmijët.
11-vjeçari