Me një njësi zgjedhore humbin shqiptarët?!

February 6, 2022
min lexim

Duan ta ndryshojnë kodin zgjedhor, por partitë janë “pikë e pesë” në qëndrimet se sa njësi zgjedhore duhet të ketë si dhe për modelin e listave zgjedhore. Dy partitë më të mëdha maqedonase, LSDM dhe VMRO-DPMNE, publikisht pajtohen me kërkesën e partive më të vogla për një njësi zgjedhore. Se sa janë të sinqerta, mbetet të shihet. Ato që janë kundër, janë partitë shqiptare. BDI kërkon të mbeten 6 zona, Aleanca për Shqiptarët kërkon 8, kurse Besa 3. Kjo me shumë gjasa për shkak se nga një njësi zgjedhore, ata që do të humbnin, do të ishin pikërisht partitë shqiptare, gjë që në intervistë për Kanal77 e la të kuptohet edhe kreu i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, i cili është më i zëshmi për një njësi zgjedhore.

“Gazetari: Do me thënë flisni për frikën se do të humbin deputetë edhe partitë shqiptare? -Cila është përparësia, pse nuk duan ta ndryshojnë… Për shembull në njësinë 6, bëhesh deputet me mbi 6 mijë vota, në njësinë 3 ose 4 me 9500 deri 10.000 vota. Do me thënë ata kanë 60-70 mijë vota më pak, ndërsa kanë 20 deputetë. Nuk flas vetëm për BDI-në, edhe partitë e tjera pjesëmarrëse”, pohoi Pavle Trajanov, Lidhja Demokratike.

Deputetë do të humbnin edhe partitë e mëdha, tregon Trajanov, duke folur për analizat e bëra nëse do të ishte një njësi zgjedhore.

“Nuk është e vërtetë se partitë e mëdha do të humbin nga 1 ose 2 deputetë, do të humbin më shumë. Nëse i merrni LSDM-së tani 60 ose 70 mijë vota, ose VMRO-DPMNE-së, ato janë më pak se dhjetë deputetë”, tha Pavle Trajanov, Lidhja Demokratike.

Opozitarja Aleanca për Shqiptarët vlerëson se sistemi aktual zgjedhor nuk respekton parimin universal të barazisë së votës, andaj në kuadër të reformave të sistemit zgjedhor, zotohen se do të angazhohen për arritjen e tri kërkesave thelbësore.

“1. Ndarjen e shtetit në 8 njësi zgjedhore në përputhje me kufijtë e rajoneve, secila me numër të ndryshueshëm të deputetëve varësisht nga numri i popullatës. 2. Organizimin e zgjedhjeve me lista të hapura. 3. Garantimi dhe zgjerimi i së drejtës së votës të mërgimtarëve, të cilët duhet të votojnë për listat që garojnë në njësinë zgjedhore në të cilën ata kanë vendbanimin e tyre të përhershëm në vend”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

VMRO-DPMNE-ja kërkon që propozim-ndryshimet në Kodin zgjedhor për modelin me një njësi zgjedhore të vendoset në rend dite në Kuvend për diskutim. Të gjitha partitë janë dakord se Kodi zgjedhor duhet të pësojë ndryshime, por kjo të bëhet me konsensus.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjorgiev: Okupim po, Bullgari fashiste jo! 

Story i radhës

Me fjalët tjera të etikës dhe estetikës së njohur gjermane dhe asaj italiane…

Të fundit nga

ShkoLartë