Detaje të reja janë zbuluar pas dhunës së ushtruar ndaj mësuesit të fiskulturës në Tepelenë.
Mësohet se ai është dhunuar nga Alvi Gumeni, vëllai i një nxënëseje 13-vjeçare në shkollën ku punonte Kleanthi Laçi.
E mitura ka telefonuar të vëllanë duke i kërkuar ndihmë, pasi sipas saj mësuesi 59-vjeçar e kishte ngacmuar seksualisht.
Pas telefonatës së të motrës, Alvi Gumeni është kthyer nga emigrimi dhe ka dhunuar mësuesin e fizkulturës.
Alvi Gumeni mësohet se është vetëdorëzuar para pak orësh në policinë e Tepelenës duke shpjeguar arsyet e veprimit të tij.
Ai tha se ndërmori këtë akt pas ndihmës që i kërkoi e motra, e cila ishte nxënëse e Kleanthi Laçit.
Gumeni tha para hetuesve se e 13-vjeçarja i kishte thënë se mësuesi e ka ngacmuar seksualisht shumë herë dhe për këtë arsye është rikthyer në Shqipëri.
Gjithashtu edhe e mitura në dëshminë e saj ka pretenduar se është ngacmuar seksualisht nga Kleanthi Laçi. Ajo është marrë në pyetje nga oficeret e policisë gjyqësore në prezencë të psikologes.