Më në fund një foto e Tom Holland dhe Zendaya pas shumë muajsh

min lexim

Tom Holland dhe Zendaya më në fund na kënaqën sytë me një dalje publike pas shumë kohësh.

Dy aktorët – të cilët u takuan për herë të parë në xhirimet e ‘Spider-Man: Homecoming në 2017’ – u panë së bashku në një date të rrallë në Londër më 23 maj, të kapur për dore teksa dilnin nga teatri pas shfaqjes së fundit të Tom, i cili luan rolin kryesor në “Romeo and Juliet”.

Tom kishte veshur pantallona të zeza dhe një bluzë të zezë, ndërsa kishte një look tëri: kishte prerë flokët shumë më të shkurtër se sa jemi mësuar ta shohim. Ndërkohë, Zendaya kishte veshur një fustan të zi, në stil gotik.

Në fakt, përpara se Zendaya të fillonte turneun e saj për ‘Challengers’ në fillim të këtij viti, ylli i ‘Avengers: Endgame’ u sigurua që t’i bashkohej asaj në finalen e ‘BNP Paribas Open Women’s Final’ në mars. Dhe megjithëse ai nuk mori pjesë në asnjë nga premierat e ‘Challengers’, Tom u sigurua që ta mbështeste dashurinë e tij nga larg.

“Unë e di se çfarë jam duke bërë këtë fundjavë!” -shkroi ai në Instagram në prill së bashku me një foto të Zendaya nga filmi.

Dhe aktorja ishte po aq mbështetëse kur foli mbi rolin e tij si Romeo së bashku me Francesca Amewudah-Rivers si Juliet, duke thënë se ajo “nuk mund të ishte më krenare” në një intervistë në prill për Vogue. Zendaya shtoi, “Unë do të përpiqem të shoh sa më shumë shfaqje që të jetë e mundur.”

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Si ndodhi gjenocidi para trupave holandeze, flet e mbijetuara e Masakrës së Srebrenicës

Story i radhës

​ASK: Çmimet e konsumit shënojnë rritje 4.9%

Të fundit nga