Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me njoftim zyrtar për vrasjen e dyfishtë në Kratovë të Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21.
Dyshohet se V.I.(36) me mjet të mprehtë ka sulmuar bashkëshortin e saj dhe vjehrrin, të cilët nga plagët e marra kanë humbur edhe jetën.
“Më datë 13.06.2024 në ora 22.08, nëpunësit policorë të DPB Kratovë kanë privuar nga liria V.I.(36) nga Kratova. Ajo dyshohet se në shtëpinë në Kratovë, me mjet të mprehtë e ka sulmuar bashkëshortin e saj J.II.(38) dhe babain e tij, S.I.(63) , të cilët kanë vdekur nga plagët e marra. Pas marrjes së udhëzimeve nga prokurori publik, trupat e të vdekurve janë dërguar për obduksion. V.I. është arrestuar dhe mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të vijojë kallëzim përkatës”, qëndron në njoftimin e MPB-së.
Burimi: tv21