“Më mirë të mbijetoni në Rusi sesa të vdisni në tokën tonë” – u thotë Zelensky ushtarëve rusë

May 1, 2022
1 minut lexim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se Rusia po përpiqet të rrisë presionin mbi forcat ukrainase në rajonin lindor të Donbasit, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Në fjalimin e tij, ai tha se ata “po mbledhin forca shtesë për sulme të reja atje”, por ai kishte një mesazh sfidues të cilin ua drejtoi drejtpërdrejt ushtarëve rusë.

“Është më mirë për ju të mbijetoni në Rusi sesa të vdisni në tokën tonë,” tha ai.

“Ne e dimë se komanda ruse po përgatitet për humbje të reja të mëdha. Në ato njësi, personeli i të cilave u dobësua në muajin mars-prill, po rekrutohen njerëz të rinj me pak motivim, pak përvojë luftarake”, tha ai.

“Çdo ushtar rus mund të shpëtojë jetën e tij,” tha ai.

Zelensky tha se Ukraina po bënte “gjithçka” për të siguruar kryerjen e një misioni për të evakuuar qindra civilë dhe luftëtarë të bllokuar nga qyteti jugor i Mariupolit.

Ai tha se Ukraina po punonte me partnerët për të rritur sanksionet ndaj Moskës dhe pret të shohë një vendim për kufizime të mëtejshme të naftës “në të ardhmen e afërt”.

Ai tha se pista e shkatërruar në aeroportin e Odesës do të rindërtohej dhe u zotua se qytetet e pushtuara nga Rusia, duke përfshirë Kherson, Melitopol dhe Berdyansk do të çliroheshin.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kombëtarja U-15 luan miqësore me Kombëtaren U-16

Story i radhës

Putin po ndjek udhëzimet nga filozofi nazist dhe fashistoid Alexander Dugin!

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë