Pas lajmit për djegjen e doponisë në Tetovë ka reaguar edhe Organizata joqeveritare “Më mirë për Tetovën”, të cilët kanë theksuar se qytetarët po vriten o nga zjarri o nga tymi.
“Të nderuar qytetarë, djegja e mbeturinave nuk është thjesht një akt vandal individual, është edhe një shenjë e qartë se institucionet e kane humbur rrugen dhe se ligji nuk funksionon. Në këtë periudhë kur jemi më se të bindur se si pasojë e nivelit të lartë të korrupsionit në këtë shtet njerzit humbasin jetën dhe u demtohet shëndeti, ne nuk mund të heshtim. Ështe tragjike paaftësia me menaxhimin e institucioneve, komunikimi dhe bashkëpunimi ndërinstitucional në nivel lokal dhe shtetëror….
Dhe si pasojë e paftësive të tyre, nga materiet toksike si dhe tymi i përhapur nga djegja e mbeturinave ndikojnë jo vetëm në mjedisin tonë, por gjithashtu shkaktojnë pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve.
Pamjet e sotme ku kërcënohen gazetarët dhe pengohen për ta kryer detyrën e tyre është një indikator se dicka e madhe fshihet nga bashkpunimi i komunave me kompanitë private që u është dhëne leja për menaxhimin e mbeturinave.
Ky veprim është një tregues i vetëdijes së ulët kolektive dhe përgjegjësisë minimale ndaj mjedisit dhe njerëzve që jetojnë në këtë zonë.
Djegja e mbeturinave është një dëshmi e qartë e mangësisë së vullnetit politik për të zgjidhur sfidën e trajtimit të mbeturinave në mënyrë të qëndrueshme. Padyshim që kjo sjellje tregon një mospërpjekje për të përmbushur premtimet e vjetra dhe për të ndërmarrë hapa të rëndësishëm për zgjidhje afatgjate të problemeve.
Revolta e qytetarëve është përgjigjja ndaj një situate që po përsëritet vite me rradhë. Rasti djegjes së deponisë pranë Volkovisë së Tetovës është vetëm një shembull konkret i kësaj dukurie. Qytetarët përballen me ndotjen dhe me pasojat e rënda për shëndetin e tyre, ndërsa institucionet nuk reagojnë!!!
Andaj, urgjentisht kërkojmë nga Ministria e Ambinetit jetësor dhe Planifikimt Hapësinor si dhe nga përfaqasuesit e Komunave të Rajonit të Pollogut, që njehere përgjithmonë të dalin me një zgjidhje konkrete për menaxhim të mbeturinave në këtë rajon se ne të kundërtën nuk do të mbetet banor për të ju VOTUAR!!!”, thuhet në shkrimin e kësaj OJQ-je.
Burimi: TV21