11
Shkup, 13 dhjetor – Derisa vazhdimisht flitet për eksodin masiv të të rinjve dhe një metode efikase konkrete për parandalimin e kësaj dukurie negative, vjen në pah një propozim që i shërben kësaj dukurie që efektet negative do të shihen në një periudhë afatgjatë kohore. Pra, derisa diskutohet rritja e moshës për të dalë në pension me automatizëm vendet e punës do të vazhdojnë të mbesin peng i të moshuarve me çka pritjet e të rinjve për një vend pune do të prolongohen edhe me vite të tëra. Edhe ashtu durimi i të rinjve mjaftueshëm është i sprovuar, dhe tani të rinjtë duke pasur opsione tjera nuk po zgjedhin të durojnë e të presin por po largohen nga vendi pa hamendje e dilema për tu rikthyer ndonjëherë, shkruan Zhurnal.
Pensionimi e drejtë njerëzore apo lluks?
Pensionimi apo dalja në pension është tërheqja nga pozicioni ose profesioni ose nga jeta aktive e punës. Shumë njerëz zgjedhin të dalin në pension kur janë të moshuar ose të paaftë për të bërë punën e tyre për arsye shëndetësore. Njerëzit mund të dalin në pension edhe kur kanë të drejtë për përfitime të pensionit privat ose publik, megjithëse disa detyrohen të dalin në pension kur kushtet trupore nuk e lejojnë më personin të punojë më (nga sëmundja ose aksidenti) ose si rezultat i legjislacionit në lidhje me pozicionin e tyre.
Në shumicën e vendeve, ideja e daljes në pension është me origjinë të kohëve të fundit, duke u prezantuar gjatë fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillimit të shekullit të njëzetë. Më parë, jetëgjatësia e ulët, mungesa e sigurimeve shoqërore dhe mungesa e aranzhimeve të pensioneve nënkuptonin që shumica e punëtorëve vazhdonin të punonin deri në vdekjen e tyre.
Në ditët e sotme, shumica e vendeve të zhvilluara kanë sisteme për të siguruar pensione në pension në pleqëri, të financuara nga punëdhënësit ose shteti. Në shumë vende më të varfra, nuk ka mbështetje për të moshuarit përtej asaj që sigurohet nga familja. Sot, pensioni me pension konsiderohet si një e drejtë e punëtorit në shumë shoqëri. Janë zhvilluar beteja të vështira ideologjike, sociale, kulturore dhe politike nëse kjo është një e drejtë. Në shumë vende perëndimore, kjo është një e drejtë e mishëruar në kushtetutat kombëtare.
Në bazë të Ligjit për marrëdhënie pune në Maqedoninë e Veriut, gratë mund të dalin në pension në moshën 62-vjeçare dhe me vetëdashje të vazhdojnë edhe dy vjet të punojnë, ndërkohë që të drejtën e pensionimit burrat e fitojnë në moshën 64-vjeçare.
Turqia ka moshën më të ulët të daljes në pension, ku burrat pensionohen në moshën 52-vjeçare, kurse gratë 49-vjeçare. Pasojnë Greqia, Italia, Luksemburgu dhe Sllovenia me 62 vjet për të dyja gjinitë. Shumica e këtyre vendeve ofrojnë, gjithashtu, mundësinë e pensionit të parakohshëm.
Qeveria nuk e pranon propozimin e Këshillit Fiskal për rritjen e moshës së pensionit –
Propozimi i këshillit fiskal për rritjen e moshës së pensionit shkaktoi reagime të mëdha në opinion. Qeveria ka thënë se nuk do ta pranojë propozimin për rritjen e kufirit të moshës dhe do të kërkojë një mënyrë tjetër për të mbushur vrimën në fondin e sigurimeve pensionale.
“Në këtë moment ajo që kemi bërë është rregullimi i pensioneve prej 5.000 denarë. Ne kemi një metodologji aktive, kemi një ligj sipas të cilit punojmë. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj situatës në Fondin e Pensioneve dhe do të shqyrtojmë të gjitha situatat sikur të kishim një sistem të qëndrueshëm. Në këtë moment nuk po mendojmë se çfarë është propozuar nga Këshilli Fiskal”, tha zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.
Paraprakisht, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) ka reaguar ndaj propozimit për pension në moshën 67 vjeçare. Nga atje thanë se duhet bërë një strategji për të mbajtur të rinjtë në vend dhe për t’u ofruar punë cilësore si e vetmja mënyrë për të mbushur arkat e Fondit Pensional dhe Invalidor.
Dalja më e hershme në pension krijon produktivitet në punë dhe krijon hapësirë për të rinjtë –
Pensionimi sa më i hershëm është shumë produktiv sesa anasjelltas. Për shumë arsye, për faktin se nga pensionimi i hershëm përfitojnë të rinjtë të cilët janë në proces të ndërtimit të karrierës së tyre dhe nuk do mend që planifikimet e tyre janë që sa më shpejt të inkuadrohen në tregun e punës.
Pensionimi i hershëm është i dobishëm edhe për punëdhënësit qofshin ata të sektorit privat apo atij publik, sepse është e pakrahasueshme puna që mund të bëj një i ri dhe një i moshuar. Pra, produktiviteti në punë nga një punëtor i moshës 60 vjeçare dhe atij 25 vjeçar janë diametralisht të dallueshme. Edhe nëse flasim për administratorë, edhe për kudo tjetër performanca në punë pritet nga të rinjtë të cilët kanë entuziazëm.
Prandaj, fakti që Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka refuzuar kërkesën për pensionim në moshën 67 vjeçare është hap i mbarë dhe i mirë. Krijon shpresë që kjo qeveri mendon dhe po vepron duke menduar edhe pozicionin e punëtorëve në ardhje. Pra, që sa më parë moshat rinore të inkuadrohen në tregun e punës. /Zhurnal.mk
BURIMI: zhurnal.mk