Me mendjen tek Arsenal,

May 3, 2025
1 minut lexim

Me mendjen te ndeshja e kthimit ndaj Arsenal-it për gjysmëfinalen e Champions League, PSG është mundur 2-1 nga Strasbourg, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të në Ligue 1.

Serinë e golave e hapi Lucas Hernandez me një autogol në portën e tij, ndërsa Lemarechal dyfishoi shifrat në fund të pjesës së parë. Në pjesën e dytë, PSG ngushtoi shifrat me golin e Bradley Barcola në minutën e 46-të.

Rezultati përfundimtar 2-1 për Strasbourg, i cili me këtë fitore shkon në vendin e katërt, vend që të kualifikon në play-off për Champions League për sezonin e ardhshëm.

Gara për zonën Champions është shumë e fortë në Ligue 1, janë 6 ekipe në garë për 3 bileta dhe rivalët e Strasbourg shpresonin që PSG të fitonte sot, por mendja e parizienëve është diku tjetër.

Humbja e sotme është e dyta rresht për këtë sezon në Ligue 1 për PSG-na, humbja e parë në kampionat erdhi javën e kaluar ndaj Nice, me shifrat 1-3 në “Parc des Princes”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Driton Tali: Partitē politike tē mblidhen dhe tē merren vesh pēr datēn e zgjedhjeve

Story i radhës

Dy presidentë amerikanë kanë kërkuar që Apple të zhvendosë prodhimin në SHBA

Të fundit nga

Shqiptarët të parët për roaming me BE

Shqiptarët janë të parët në rajon për sa i përket minutave dhe internetit që shpenzojnë me Roaming kur udhëtojnë në një nga vendet e Bashkimit Evropian. Sipas një raporti të Këshillit të
sqmken
ShkoLartë