Skuadra e PSG ka nisur bisedimet për të sjellë në Paris sulmuesin anglez Marcus Rashford, që luan në Premier League me Manchester United. Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja francize “L’Equipe”, që e ka publikuar lajmin në faqen e parë, si një “boom” të merkatos së verës.
Klubi francez ka nisur prej disa ditësh në fshehtësi bisedimet me menaxherin e sulmuesit 24-vjeçar, duke i ofruar një vend si titullar. PSG kërkon të ndërtojë një dyshe sulmi të jashtëzakonshme me Kylian Mbappe e Marcus Rashford, dy të rinj që mund të shpërthejnë në çdo moment në fushë.
Te PSG mendojnë se Rashford ka përvojën e duhur për të luajtur me Mbappe në arenën ndërkombëtare. Duket se edhe trajnerit Christophe Galtier është “OK” me këtë transferim. Një afrim 100% i realizueshëm, pasi lojtarit i skadon kontrata me United verën e ardhshme, kur mund të ikë me parametrin zero.
Edhe Rashford dëshiron të nisë një aventurë të re, duke qenë se tek United nuk vlerësohet si duhet nga trajneri Erik ten Hag. Këtë fundjavë pritet një takim mes dy klubeve për të diskutuar për këtë transferim, pasi lojtari duket se ka dhënë miratimin e tij për të shkuar në Paris.