“Vëllai” fals i Heidit Lidi në një bisedë me Rozën dhe Julin vazhdon të mbajë sekretin e Vëllait të Madh dhe flet sikur të ishte vërtet vëllai i saj.
Lidi përforcon më shumë gënjeshtrën duke treguar se “është ndjerë i thyer, kur e kanë lënë vetëm në Durrës dhe pjesa tjetër e familjes është larguar për në Itali”.
Lidi: Unë nuk e kam përballuar ndarjen, që mua më kanë lënë në Durrës për një kohë të gjatë. Aty jam thyer unë.
Roza Lati: Që të lanë vetëm në Durrës, për një kohë të gjatë? Sa kohë?
Lidi: Duhet të më kishin lënë dhe mua dhe Heidin po të kishin pasur probleme.
Juli: A i ke pyet pse të kanë lënë vetëm ty?
Lidi: Po kam qenë në një moshë që… çfarë të pyesësh? E ke parasysh kur je para adoleshent, adoleshent që thua edhe malin e shkatërroj dhe të merr ai hovi, por familja duhet të rrijë mbrapa. Por gjithsesi kam pasur liri dhe e kam shijuar këtë liri me thënë të drejtën.