Në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP, deri më tani janë lëshuar disa dronë.
Një i tillë gjatë ditës së sotme (e hënë) erdhi për Besart Zenelin nga gruaja e tij, aktorja Valire Haxhijaj Zeneli.
E pas kësaj, me një dron në BBVK u befasua edhe gazetari e humoristi i njohur, Gani Gërmia.
“Me kryetarin”, ka qenë përshkrimi që i është dedikuar atij duke ia bërë me dije se ka shumë njerëz që e mbështesin jashtë.
Ganiu u gëzua tejet shumë dhe ua bëri një zemër të gjithë atyre që po e përkrahin në këtë format.
Banorët e tjerë, të cilët i qëndruan afër në ato momente, e përqafuan dhe e duartrokitën.
Visar Dërmaku (emri i vërtetë) nuk ka dyshim se është njëri nga konkurrentët e preferuar të publikut.