Me këto dy produkte do të zhbllokoni menjëherë lavamanin

Kur lavamani është i bllokuar, përdorim kimikate të forta tregtare për të zgjidhur problemin. Aroma e tyre gjatë zhbllokimit të lavamanit është zakonisht shumë e fortë dhe, në shumë raste, e dëmshme për shëndetin. Megjithatë, ekziston një truk i thjeshtë për të zgjidhur këtë problem.

Gjithçka që ju nevojitet janë dy përbërës që me siguri do t’i keni: sodë buke dhe uthull të bardhë. Fillimisht hidhni ujë të mjaftueshëm të vluar në lavaman. Më pas hidhni 1-2 lugë sodë buke në lavaman, sa më mirë të mundeni. Shtoni rreth gjysmë gote uthull të bardhë mbi sodën e bukës.

Lëreni që soda e bukës të veprojë. Pasi të krijohet shkumë te gryka e lavamanit, shtoni ujë të vluar për të pastruar lavamanin.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vlerësimi i lumturisë ju bën të ndiheni të palumtur?!

Story i radhës

Ish-kryeministri australian u vetemërua në krye të pesë ministrive pa vënë në dijeni askënd

Të fundit nga