​Me këtë formacion pritet të startojë Kosova ndaj Rumanisë

min lexim

Ballafaqimi me Rumaninë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta shënojë nisjen e rrugëtimit të Kosovës në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Në praninë e një stadiumi të mbushur me dardanë, të përzgjedhurit e trajnerit Franco Foda do ta kërkojnë fitoren e parë për ta nisur mbarë këtë rrugëtim të rëndësishme për kualifikim ne Kampionatin Botëror të futbollit.

Vet trajneri Foda, por edhe sulmuesi në top formë, Vedat Muriqi janë shprehur të bindur se Kosova do të futet në fushë me një qëllim të vetëm, marrjen e tri pikëve, por duke e konsideruar Rumaninë si rivalin më të rëndësishëm të grupit.

Vet Muriqi që është ën formë të jashtëzakonshme, por edhe Zhegrova e Rashica pritet që t’i prijnë sulmit të Kosovës, derisa në mesfushë nga minuta e parë mund ta shohim Rexhbeqajn.

Ky është formacioni i mundshëm i Kosovës:

Kosova: Muric; Paqarada, Aliti, Rrahmani (C), Vojvoda; Rexhbecaj, Berisha; Rashica, Muslija, Zhegrova; Muriqi.

Përveç Rumanisë, në grup me Kosovës janë edhe Qipro dhe Lituania.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Bedri Hamza përgëzon “vajzat dhe djemtë më të mirë të vendit” për zhvillimin e Policisë

Story i radhës

Adelina Ismaili reagon pas takimit të kryeministrit Kurti me Enver Petrovcin

Të fundit nga