Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, për një muaj, janë sekuestruar sende në vlerë rreth 300 mijë euro

1 minut lexim

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, për një muaj, janë sekuestruar sende në vlerë rreth 300 mijë euro.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë periudhës kohore  gusht-shtator 2022, ka parashtruar tri (3) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve,  të cilat janë aprovuar nga Gjykata kompetente në Gjakovë.

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, dhe me urdhër të gjykatës, janë sekuestruar tri (3) eskavatorë dhe një (1) kamion transportues, të cilat kapin vlerën rreth 300 mijë euro, për shkak të dyshimit të bazuar se janë përdorur në kryerjen e veprën penale “Ndotja apo degradimi i mjedisit”, nga neni 338, paragrafi 1, të KPRK –së.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale, për ndotjen dhe degradimin e mjedisit, dhe inkurajon qytetarët që rastet e tilla të raportohen, me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A do të zhvillohet sot seanca? Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Arbër Paplekaj del para gjykatës

Story i radhës

Ranieri, para Inter – Roma: Si më shkatërroi Tihago Motta te zikaltrit

Të fundit nga