Me kapuç, pelerinë dhe dorashka “boshatiste” marketet e Vlorës, arrestohet hajduti

January 2, 2025
1 minut lexim

Zbardhen dhe dokumentohen 7 raste të vjedhjes, të kryera në qytetin e Vlorës, teksa po ashtu është identifikuar dhe ndaluar autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative dhe punën operative në terren, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Shadow,” si rezultat i të cilit u ndalua shtetasi me inicialet E. B., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas, i maskuar me kapuç, pelerinë dhe dorashka, dhe nën përdorimin e sendeve si çekan dhe levë, ka kryer vjedhje me thyerje në markete të ndryshme në qytetin e Vlorës, konkretisht:

•Më 12.12.2024, në lagjen “Pavarësia”, në një market ka vjedhur steka cigare dhe një shumë parash nga kasa e lekëve;

•Më 16.12.2024, në lagjen “1 Maji”, në një market, ka vjedhur një shumë parash;

•Më 18.12.2024, në lagjen “Lef Sallata”, në një market, ka vjedhur një shumë parash;

•Më 23.12.2024, në lagjen “Lef Sallata”, ka tentuar të vjedhë një market;

•Më 24.12.2024, në të njëjtën lagje, ka vjedhur në një market një shumë parash;

•Më 29.12.2024, në lagjen “Pavarësia”, ka vjedhur dy markete, duke marrë produkte dhe një shumë parash.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: një pelerinë me kapuç, një levë, dy çekanë, një palë dorashka dhe disa produkte të vjedhura. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gashi: Shpreh ngushëllimet më të thella për tragjedinë e tmerrshme që ka ndodhur në Mal të Zi

Story i radhës

“Mollë sherri” për dhunimin e Klea Prengës nga motrat Berisha, kush është i shpalluri në kërkim për të shtënat me armë zjarri në klubin e natës në Tiranë

Të fundit nga

ShkoLartë