me kapacitet me te vogel se air albania ja ne cilin stadium do luhet finalja e dyte 628384a380faf

Me kapacitet më të vogël se “Air Albania”, ja në cilin stadium do luhet finalja e dytë

May 17, 2022
1 minut lexim

UEFA Conference League është kompeticioni më i ri europian për klube, që sezonin e parë kishte 2021-2022 dhe finalja e parë e saj do të luhet më 25 maj në orën 21:00 në “Air Albania”, Tiranë, ku Feyenoord dhe Roma do të përballen për trofeun e saj.

Ndërsa “Air Albania” u zgjodh për t’u luajtur finalja e parë e këtij kompeticioni, tashmë është zbuluar se ku do të zhvillohet finalja e sezonit 2022-2023.

“Eden Arena” në Pragë të Republikës Çeke është përzgjedhur për të pritur finalen e sezonit të ardhshëm të këtij kompeticioni që është planifikuar të luhet më 7 qershor 2023.

Shtëpia e klubit të Slavia Prague-s ka kapacitet prej 20, 800 vendesh, 1700 vende më pak se “Air Albania” që ka kapacitet prej 22,500 vendesh, megjithatë “Eden Arena” ka pritur disa ndeshje të mëdha si në nivel klubesh edhe në nivel ndërkombëtar.

Superkupa UEFA 2013, ku Bayern mposhti Chelsea-n me penallti me rezultatin 5-4, pasi koha e rregullt dhe koha shtesë ishin mbyllur me barazimin 2-2 dhe finalja e Kampionatit Europian UEFA U-21 2015, me Suedinë që mundi Portugalinë po me penallti me rezultatin 4-3 u zhvilluan në “Eden Arena”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

presidenti finlandez shpreson ne zgjidhjen e mospajtimeve me turqine rreth nato s 6283849b0bb96
Story i mëparshëm

Presidenti finlandez shpreson në zgjidhjen e mospajtimeve me Turqinë rreth NATO-s

oret e humbura te mesimit shaqiri se shpejti vendim per filloristet 6283850c15496
Story i radhës

Orët e humbura të mësimit, Shaqiri: Së shpejti vendim për filloristët

Të fundit nga

ShkoLartë