“Më ka kafshuar kudo”, 53-vjeçarja tregon momentet e përdhnimit nga i riu në Durrës

May 6, 2022
1 minut lexim

53-vjeçarja e cila u përdhunua nga një 28-vjeçar në Durrës ka rrëfyer ngjarjen për MCN TV duke u shprehur se e njeh përdhunuesin dhe se pas ngjarjes ka bërë dhe denoncimin në komisariat.

Ajo shprehet se gjithçka ka ndodhur pasditen e 2 majit, pas Bajramit, kur është kthyer në shtëpi nga puna dhe ka konstatuar se i ishte vjedhur shtëpia. Ndërsa në mbrëmje kur është shtrirë për të fjetur, 28-vjeçari i ka hyrë në banesë dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

Në kohën që dy çunat kishin hyrë në 4:30 të pasdites, unë kam qenë në punë. Kanë shpërthyer derën dhe kanë marrë unazat, bomblën, 200 mijë lekë. Ngjarja ka ndodhur pasditen pas Bajramit, kur unë kthehem në shtëpi e gjej derën të hapur dhe rrëmujë. Kam nisur të qajë.

Vajza më tha shko bëj denoncimin, bëra të gjitha procedurat ata më dërguan në shtëpi. Në mbrëmje në 12:30 jam shtrirë për gjumë kur më vjen një djalë në shtëpi dhe i bie me shkelm derës, më shtriu dhe më përdhunoi, duke më kafshuar me dhëmbë nëpër trup. I kërkova të largohej dhe i thash që do lajmëroj policinë ai më shau dhe me fjalët më të ndyra dhe më kërcënoi.

Nisa të bërtas që po më dhunojnë me zor, kërkova ndihmë, por askush nuk erdhi të më ndihmonte. Ai më kapi nga flokët dhe më shtriu në divan dhe kreu marrëdhënie seksuale me dhunë. Ishin dy djem kur vodhën, kur më përdhunoi erdhi vetëm një, e njoh dhe e kam denoncuar.

Kërkoj nga ai që të më paguajë gjobën, dëmin material dhe fizik sepse e kam trupin copë-copë me shenja dhune.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

‘Next e.GO Mobile’ promovoi në Berlin veturën e parë elektrike

Story i radhës

NATO: Përfshirja në Partneritet për Paqe kërkon miratimin e vendeve anëtare

Të fundit nga

A sulmoi Rusia aeroplanin në Kazakistan?

Rrëzimi i një aeroplani në Kazakistan me 38 viktima po shkakton spekulime për shkak të dëmeve të pazakonta në pjesën e jashtme të mjetit fluturues. Ndërkohë, Rusia paralajmëron kundër përfundimeve të nxituara

Skenarët/ Nëse do të ndodhte një stuhi diellore

Imagjinoni sikur energjia elektrike të ndërpritej papritur dhe të mos kthehej për orë, ditë apo javë të tëra. Vështirësitë fillestare, si mungesa e televizorit apo frigoriferit, do të shndërroheshin shpejt në një
ShkoLartë