Me jelek antiplumb, del para gjykatës autori i krimit tronditës në Kosovë (VIDEO)

min lexim

Ka dalë ditën e sotme para gjykatës autori i krimimit tronditës, Dardan Krivaça, i akuzuar për përdhunimin dhe torturimin deri në vdekje të bashkëshortes, në bashkëpunim me shokun e tij, Arbër Sejdiu.

Në fotot e publikuara nga mediet kosvare shihet autori i krimit që tronditi vendin fqinj, i cili mbante të veshur një jelek antiplumb dhe kishte pranga në duar, ndërsa shoqërohej nga forca të shumta policie.

Klikoni këtu për të parë video-n 

Krimi makabër gushtin e vitit të kaluar, ku 18-vjeçarja Marigona Osmani u torturua për vdekjen nga bashkëshorti i saj, Dardan Krivaça.

Sipas dosjes së Prokurorisë të siguruar nga Nacionale.com viktima është abuzuar seksualisht nga autori i dyshuar i krimit të rëndë, si edhe është rrahur në mënyrë mizore nga Dardan Krivaça dhe miku i tij Arbër Sejdiu.

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka siguruar prova filmike që tregojnë torturën ndaj Marigona Osmanit që u dhunua për vdekje nga dy të dyshuarit, të cilët braktisën trupin e saj të pajetë në urgjencën e spitalit.

Monitorimi 24 orë me kamera

Mësohet se Dardan Krivaça kishte vendosur kamera në banesë që monitoronin çdo lëvizje të viktimës.

“Në korridor të banesës së të pandehur ka pasur të vendosur një kamera që regjistronte 24 orë. Regjistrimi në kohën e saktë, kamera kishte pamje nga dera e hyrjes së banesës dhe banjoja, e njëjta ka pamje edhe të një pjese të derës së një dhome gjumi, si dhe një dhome tjetër, të cilën e kap vetëm në një qoshe. Kjo e fundit edhe është dhoma ku janë kryer veprat penale. Në aktakuzë thuhet po ashtu se Policia ka marrë DVR , që është dërguar për ekzaminim, ku janë tërhequr pamjet për periudhën kohore prej shtatëdhjetë e dy orësh dhe atë nga data 19.08.2021 në orën 00:05 deri më 23.08.2021 në orë 00:18”, thuhet në dosjen e prokurorisë./albeu.com

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zhurma e sinkronizuar mediale në Beograd dhe në Prishtinë, kishte të njëjtin qëllim, linçimin publik të kryeministrit Kurti

Story i radhës

Denoncimi/ Nipi i deputetit të PS godet me grushte kryebashkiakun e Divjakës!

Të fundit nga