1
Shkup, 31 tetor – Temperatura më e ulët, prej minus tre gradë këtë mëngjes është matur në Berovë, ndërsa më e larta 8 gradë Celsius është matur në Veles dhe Topollçan.
DPHM-ja njofton se në Lazaropole mëngjesin e sotëm temperatura ka qenë 0 gradë, 2 në Strumicë, Kodra e Diellit dhe Hanet e Mavrovës, 3 në Manastir, Tetovë dhe Demir Kapi, 4 në Shtip, Kriva Pallankë dhe Prilep, 5 në Krushevë, 6 në Ohër, Vinicë dhe Pozhoranë dhe 7 në Kavadar, Shkup-Zajçev Rid dhe Gjevgjeli.
Gjatë mbrëmjes ka qenë kryesisht kthjellët, diku me erë të dobët të ndryshueshme. Mëngjesin e sotëm në disa nga luginat ka pasur mjegull të lehtë dhe vranësira të ulëta.
Sot gjatë ditës do të kemi mot me diell me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit, erë e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura maksimale do të arrijë nga 17 deri 23 gradë Celsius.
Në Shkup, siç njoftojnë nga DPHM-ja, në mëngjes në pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior që për pak kohë në pjesë të luginës do të përforcohet.
Temperatura maksimale do të arrijë deri 23 gradë Celsius.
BURIMI: zhurnal.mk