Një sherr me pasagjerët e ka bërë një grua që të largohet akoma nga avioni i “American Airlines” pak para fluturimit.
Në rrjetet sociale është publikuar dhe videoja ku e reja debaton me stafin e avionit, por edhe pasagjerët e tjerë. Teksa tërheq valixhet, ajo bërtet me të madhe: “Jam e famshme në Instagram, më filmo idiot!”
“Nuk kam bërë asgjë të keqe”, shton ajo. Ndërkohë një pasagjere tjetër i kërkon të heshtë në formë fyese: Mbylle atë gojë, k*rvë!
Teksa e reja largohet nga bordi, pasagjerët qeshin me të.
“NY Post” shkruan se gruaja në klip është Morgan Osman. Ajo ka afro një milion ndjekës në Instagram, e pas këtij incidenti mesa duket shifrat do rriten.
Osman ka qenë po ashtu pjesë e reality shoW “Bad Girls Club”, madje ekzistojnë thashetheme se ajo ka pasur një lidhje romantike me ish-burrin e Britney Spears, Sam Ashgari.
Kjo nuk është videoja e vetme që po bën xhiron në rrjet, filmimet brenda avionit tashmë janë kthyer në trend, që nga përleshjet e deri te situatat komike./