Në kuadër të operacionit policor “Forest” u arrestua 33-vjeçari me iniciale T. B., banues në Çepunë, Gjirokastër, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të fshatit Zenelaj, duke transportuar me automjet, 4 m³ dru, të prera pa lejen përkatëse.
Në vijim të veprimeve, në kuadër të operacionit “Forest”, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit T. B., ku u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa .
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike cannabis sativa, lënda drusore dhe automjeti me të cilin transportohej kjo e fundit.