Qeveria ukrainase thotë se brenda tre ditësh shkatërruan pajisje dhe tanke ruse me vlerë më shumë se 28 milionë dollarë.
Për tre ditë, ukrainasit me ndihmën e dronave Bayraktar i kanë shkaktuar armikut dëme kolosale ushtarake.
Nga 31 gushti deri më 2 shtator, një palë dronë Bayraktar TV-2 shkatërruan pajisje armike me një vlerë totale prej rreth 26.5 milionë dollarë (euro).
Kjo u raportua nga Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valery Zaluzhny.
Bëhet fjalë për tetë tanke T-72 (çmimi i vlerësuar i njërit është 3 milion dollarë), dhe një njësi armësh vetëlëvizëse ACACIA (1.6 milion dollarë), BMP (0.6 milion dollarë) dhe hauitzer (0.3 milion dollarë).
“Kostoja totale e pajisjeve ruse të shkatërruara dhe të dëmtuara është 28.35 milionë dollarë”, thuhet në një deklaratë të autoriteteve ukrainase.