MPB ka parashtruar kallëzim penal ndaj një 51-vjeçare nga Shkupi.Sipas MPB-së, ajo dyshohet se gjatë viti 2021 ka marrë kredi duke falsifikuar të dhënat personale, dhe në këtë mënyrë, sipas MPB-së, ka dëmtuar bankën.
“Njësia kundër krimeve ekonomike dhe kompjuterike pranë SPB-Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër S.Z.(51) nga Shkupi për shkak të dyshimit për veprat penale “përdorim i dokumentit me përmbajtje të rreme” dhe “mashtrim në marrjen e kredisë”. Gjatë vitit 2021, me qëllim që të tregojë se është e aftë për kredi gjatë aplikimit për miratimin e një kredie konsumatore në njërën prej bankave, ajo i ka bashkangjitur aplikimit një certifikatë të rreme punësimi dhe të të ardhurave personale, që janë lëshuar nga një institucion shëndetësor publik”.
“Kërkesa për kredi, në këtë mënyrë i ka mashtruar personat përgjegjës në bankë që t’i japin kredi konsumatore në vlerë prej 600.000 denarëve”, thonë nga MPB.