“Më dëgjo dhe më helmo”/ Bora dhe Donaldi zbulojnë mesazhet, tregojnë si e rregulluan raportin e tyre

October 1, 2022
1 minut lexim

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë padyshim një ndër çiftet më të komentuara të momentit.

Ata u rikthyen sërish bashkë pas shkëputjes që patën dhe gjithë ngjarjeve që pasuan në Big Brother Vip. Bora dhe Donaldi ishin sot për herë të parë bashkë publikisht  në “Më lër të flas”, ku zbuluan shumë të vërteta rreth raportit të tyre.

Pasi doli nga BBV, Donaldi tregoi se i shkroi Semit për ta afruar me Borën por pasi nuk funksionoi, ai i shkroi vetë me mesazhin “Dua të të shkruaj po nuk di çfarë të them”.

Romeo: E di që kjo është shumë personale, por do doja të dija sesi e rregulluar raportin tuaj, çfarë ndodhi

Bora: Prit njëherë, kush tha që u rregullua (qesh)

Donaldi: Nisi me shumë, telefonata ndaj semit, se më vinte zor t’i shkruaja, nuk dija çfarë t’i shkruaja

Bora: Doje dhe nuk dije?

Romeo: I pari  që ka barë hapin është Donaldi apo jo?

Bora: Po

Donaldi: Takova 4-5 herë Semin. Shumë e lodhshme, o zot I madh sa më ka lodhur. Shumë punë, dersa thotë shkruaji vet se më plase, mesazhi i parë..

Bora: Dua të të shkruaj po nuk di çfarë të them

Donaldi: Kjo më tha direk të dua o zot çfarë mashkulli je (qesh).

Bora: Më kërkoi për të takuar, un nuk doja. Ti thoje më tako të më dëgjosh, pastaj më helmosh.

Donaldi: Para disa ditësh po shihnim këto bisedat, kur kam parë që i kam thëne më helmo, skandaloze (qesh). Kjo ka qenë domethënë

Bora: Momenti i parë po.. Është bërë një telenovelë e gjithë kjo histori dhe është tepruar. Unë nuk kam dhën ndonjëherë material. Ka qenë periudhë shumë e vështirë për ne të dy. Gjithçka duhej në privatësi ne na kishte munguar dhe akoma vazhdon të na mungojë. Çdo lloj lëvizje ishte në sy të të gjithëve dhe kjo e ka vështirësuar situatën, Ka pasur raste që e kishim si armik njëri tjetrin.

Romeo: Një fjalë e vjetër popullore thotë armikun duaje…

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Barcelonës i mjafton goli i polakut, Mallorca e Muriqit e pafat

Story i radhës

Lacazette i drejtohet në shqip Granit Xhakës

Të fundit nga

LSDM zgjodhi kryesinë e re

Ish-ministrja e mjedisit jetësor Kaja Shukova, profesoresha e Fakultetit Juridik në Shkup Ana Çupeska, Metodija Ilievski-anëtar i Këshillit të Komunës së Manastirit dhe Kristina Kostova-anëtare e Bordit Qendror të LSDM-së, janë nënkryetarët
ShkoLartë