Policia ka sekuestruar një sasi lënde narkotike në kufirin e gjelbër dhe ka vënë në pranga transportuesit.
Sipas informacioneve paraprake janë gjetur 3 çanta me lëndën narkotike cannabis sativa, të cilat janë në peshën 50-60 kilogram.
Po ashtu forcat e policisë kufitare kanë bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve shqiptarë, të cilët dyshohet se bënin transportin e lëndës narkotike drejt Greqisë.
Vazhdojnë hetimet nga ana e drejtorisë së qarkut të Korçës për zbardhjen e plotë të ngjarjes.