Me armë në duar e gati për luftë,ish-presidenti Poroshenko:Putini është i çmendur

February 25, 2022
1 minut lexim

Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko – i armatosur dhe i rrethuar nga forcat e mbrojtjes – foli këtë mëngjes për CNN këtë mëngjes nga rrugët e Kievit, duke thënë se ukrainasit janë gati të mbrojnë vendin e tyre.

“Të gjithë duhet të kuptojnë, Putin shpalli një luftë jo për Ukrainën. Putin i shpalli luftë të gjithë botës,”-tha ai.

Ai e quajti presidentin rus të çmendur.

“Ai është thjesht i çmendur. Ai është thjesht i keq që vjen këtu për të vrarë ukrainasit”,-tha Poroshenko.

Poroshenko tha se batalioni i tij është rreth dy deri në tre kilometra larg nga luftimet midis ushtarëve rusë dhe ukrainas.

Ai tha se Ukraina ka nevojë për ndihmën e Perëndimit, duke përfshirë sanksionet, largimin e Rusisë nga SËIFT dhe bllokimin e avionëve dhe anijeve ruse në portet e BE-së dhe NATO-s.

Ish-presidenti tha se Putin nuk do ta pushtojë kurrë Ukrainën.

“Pavarësisht se sa ushtarë vret, sa raketa ka, sa armë bërthamore ka, ne ukrainasit jemi njerëz të lirë me një të ardhme të madhe evropiane”,-tha ai.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dhunoi vajzën e mitur, arrestohet 45 vjeçari në Vlorë

Story i radhës

Bitcoin Fundamentals vs. Fundamentals of Geopolitics – Analysts on Ukraine War

Të fundit nga

Mickoski: Na duhet administratë e depolitizuar!

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron reforma në administratën publike, sipas tij ,vendit i nevojitet një administratë publike që do të jetë shembull efikasiteti, ku përveçse shërbimeve për qytetarët, do të jetë edhe partner në
ShkoLartë