me arme dhe dokumente false me vete detaje nga arrestimi i ish efektivit te renea s bashkepunetor i durim bamit 67ef834365b21

Me armë dhe dokumente false me vete! Detaje nga arrestimi i ish-efektivit të RENEA-s, bashkëpunëtor i Durim Bamit

April 4, 2025
1 minut lexim

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me arrestimin e ish-efektivit të RENEA Altin Morina që u prangos mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se në momentin e arrestimit bashkë me të ka qenë edhe një person tjetër, ndërsa iu gjet me vete edhe një armë zjarri.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se me vete Morina kishte edhe dokumente false.

Kujtojmë se Morina ishe në kërkim nga 17 maji i 2024 në kuadër të operacionit Revanshi.

“Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami., në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës”, thuhet në dosjen e SPAK.

Morina u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro. 43-vjeçari, me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz. Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plasmasi.

Por një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal.

Ndërsa te dosja Revanshi sipas SPAK Altin Morina ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

te pakten 27 palestineze u vrane ne nje sulm ajror izraelit ne nje shkolle ne gaza 67ef78046e95e
Story i mëparshëm

Të paktën 27 palestinezë u vranë në një sulm ajror izraelit në një shkollë në Gaza

debati murati osmani haxhi avdyli paralajmeron nje gje 67ef8cde13e44
Story i radhës

Debati Murati-Osmani, Haxhi Avdyli paralajmëron një gjë

Të fundit nga

Kështu do të jetë moti javën e ardhshme

Gjatë javës së ardhshme vendi ynë do të ndikohet me mot të ndryshueshëm, vranësira të shoqëruara me riga shiu, por nuk do të mungojnë as periudhat me diell dhe ngritja e temperaturave.
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë