Më 24 nëntor, LSDM do ta mbajë Kongresin e 30-të të partisë – ja çfarë pritet të vendoset!

November 6, 2024
1 minut lexim


Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka mbajtur mbledhje të Kryesisë Qendrore, transmeton TV21.

Në kuadër të kësaj mbledhje ku u diskutua për situatën politike në Maqedoninë e Veriut, është vendosur që më 24 nëntor të mbahet edhe Kongresi i 30-të i LSDM-së ku do të zgjidhet Kryesia e re Qendrore dhe do të diskutohet për politikat e ardhshme të partisë.


Nga LSDM-ja bëjnë të ditur se do të propozohen edhe ndryshime në Statutin e LSDM-së.

“Në përputhje me Kryesinë Qendrore, në Kongresin e 30-të do të propozohen ndryshime të Statutit të LSDM-së në vendosjen edhe të një sekretari organizativ dhe me përkufizim të parimeve të barazisë gjinore për zgjedhje të zëvendëskryetarit të LSDM-së. Vendosja e dy sekretarëve organizativë është për shkak të nevojës së fuqizimit dhe përmirësimit të punës operative të partisë. Kryesia Qendrore vendosi që para se të mbahet Kongresi i 30-të, të vazhdojë me punë Kongresi i 29-të i cili është ndërprerë me kërkesë të organizatave komunale”, thuhet mes tjerash në njoftimin e LSDM-së.


Nga LSDM premtojnë se si parti opozitare “do të vazhdojnë t’i kundërshtojnë politikat e gabuara të pushtetit por edhe me aktivitetet që nënkuptojnë kujdes për standardin e qytetarëve, kjo nëpërmjet zgjidhjeve ligjore në Kuvend”./TV21



Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Seanca e KQ të LSDM/ Kongresi për zgjedhjen e udhëheqjes dhe politikave të reja, vendoset pozita e dy sekretarë organizativë

Story i radhës

Ylli Hoxha: Trump do të ketë qasje kërcënuese

Të fundit nga

ShkoLartë