Të enjten, më 22 shtator, me fillim në orën 18:00, mbahet gara kualifikuese në Digital Motor Sport.
Gara mbahet në lokalin afër zyrës së FASK-ut, në katin e dytë të kompleksit “Qafa”.
Paraprakisht, të mërkurën, më 21 shtator në orën 18:00 do të mbahet trajnimi.
Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë të interesuarit e moshës mbi 16-vjeçare, ndërsa fituesi i garës do ta përfaqësojë Kosovën në Marsejë të Francës, nga 26-30 tetor.