Federata e Futbollit të Maqedonisë ka njoftuar se është caktuar mbledhja e jashtëzakonshme ku do të zgjidhet presidenti i ri, transmeton TV21.
Mbledhja do të mbahet më 22 dhjetor, me këto pika të rendit të ditës.
“Në Kuvendin zgjedhor të jashtëzakonshëm të FFM-së më 22.12.2024 do të konstatohet dorëheqja e presidentit aktual të FFM-së, Muamed Sejdini dhe do të zgjidhet presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Maqedonisë”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Burimi: TV21