Më 21 Nëntor Finalja e Akseleratorit Uplift Western Balkans

min lexim

Pas mëse tre muaj që nga hapja e programit të akselerimit, akseleratori rajonal i startupeve Uplift Western Balkans do të mbyllë edicionin e tij të katërt më 21 Nëntor 2022 në ditën finale të Demo-Day.

Me 60 startupe dhe 79 themelues të cilët aplikuan për tu bërë pjesë e këtij edicioni, vetëm prej 10 tyre u pranuan në programin e akselerimit pasi kaluan me sukses fazën e vlerësimit të Selection Bootcamp dhe të cilët përgjatë 7 javëve u mentoruan nga ekspertë Shqiptarë dhe të huaj, investitorë e sipërmarrës.

Kanah.alCodonEco Solution ResearchFleetONConsciESGRecro Thrift StoreBe My Safety nga AlcodersKnowledge BitsMaitriVR dhe Mirjana Josifoska vinë nga një gamë e gjerë industrish si e-commerce, cloud, dizajn, fintech, agritech, data science, teknologji shëndeti dhe energji të rinovueshme.

Për vitin e dytë me radhë Uplift Western Balkans merr përmasat e një akseleratori startupesh tashmë rajonal dhe po organizohet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut falë partneritetit të ngushtë mes ICTSlabVentureUP dhe ICANN.

Themeluar në 2019-ën në Shqipëri, akseleratori i startupeve Uplift erdhi në edicionin e katërt me mbështetjen e Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në Shqipëri dhe organizohet në kuadër të Projektit “Qëndro” financuar nga Qeveria Italiane dhe implementuar nga UNICEF.

Më 21 Nëntor në orën 17:30 në ambientet e Liceut Artistik, Salla “Tonin Harapi” do të mbahet edhe ceremonia përmbyllëse e rrugëtimit tre mujor të startupeve.

Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e kësaj ceremonie, pjesëmarrjen mund ta konfirmojnë duke plotësuar formularin e regjistrimit në këtë lidhje: https://uplift.al/uplift-demo-day/.

Çmime dhe shpërblime do të shkojnë startupet më të mira financuar nga UNICEF dhe partnerët. Kësaj ngjarjeje do ti bashkohen sipërmarrës, mbështetës, kompani, engjëj biznesi, profesionistë të fushave të ndryshme.

Axhenda e Demo-Day

Ngjarja hap siparin në orën 16:30 me një aktivitet të mbyllur midis startupeve dhe investitorëve të quajtur Investor Connect. Të gjithë startupet do të kenë mundësi të takohen me secilin prej investitorëve që do të marrin pjesë fizikisht në Demo-Day për 7 minuta.

Demo-Day do të jetë e hapur për publikun në orën 17:30 ku mbi 200 pjesëmarrës do të ndjekin nga afër prezantimet e startupeve të këtij edicioni.

Mbrëmja do të mbyllet në orën 20:30 me shpalljen e fituesve të çmimeve të mëdha si dhe shpërblimeve për startupet e tjera.

10 startupe do të prezantojnë në skenën e Demo-Day përballë jurisë dhe investitorëve VC, Donatorëve dhe engjëjve të biznesit nga Rajoni dhe Evropa Qendrore.

  • 17:30 – 17:45 – Regjistrimi
  • 18:00 – 18:30– Fjalë Përshëndetëse
  • 18:40 – 19:10– 5 Prezantime të Startupeve
  • 19:10 – 19:30 – Pushim
  • 19:30 – 20:00 – 5 Prezantime të Startupeve
  • 20:00 – 20:15 – Juria vlerëson prezantimet
  • 20:00 – 20:15 – Sesion Paralel, Folës
  • 20:30 – 21:00 – Shpallja e fituesve
  • 21:00 – 00:00 – After party

Edicioni i Katërt i Uplift Western Balkans

Më 16 Shtator Uplift Western Balkans filloi programin e akselerimit me workshopin e parë. Gjatë tre muajve startupet u mentoruan nga ekspertë Shqiptarë dhe të huaj, nga rajoni dhe Evropa të cilët vinin nga industri dhe fusha të ndryshme si sipërmarrja, investimet, startupet, lidershipi, marketingu, media sociale, komunikimi online, brandimi, etj.

Workshopet u moderuan nga Peter BrunnerJewell SparksAdmir BerbiuEneid LikaKushtrim XhakliKotryna Kurt, Reita Hackaj dhe Henrik Lezi.

Më 19-24 Tetor startupet e Uplift Western Balkans udhëtuan drejt Sllovakisë në një udhëtim studimor organizuar nga ICTSmedia në Shqipëri dhe SOVVA në Sllovaki në kuadër të programit Bridge2EU për tu njohur nga afër me ekosistemin Sllovak të startupeve dhe inovacionit.

Uplift Western Balkans mbështetet financiarisht nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe organizohet në kuadër të projektit “Qëndro” të financuar nga Qeveria Italiane dhe zbatuar nga UNICEF në Shqipëri.

Uplift Western Balkans është një program për Mbështetjen e Startupeve të organizuar në Shqipëri nga ICTSlab në partneritet me Venture Up në Kosovë dhe Ican në Maqedoninë e Veriut.

Uplift gëzon gjithashtu mbështetjen e një partneriteti të gjerë siç janë partnerët SwissEPEU4InnovationAlbvisionBashkia TiranëUniversiteti i PrishtinësUniversiteti i Evropës Juglindore në Tetovë e shumë partnerë të tjerë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Emigracioni, dështim i sistemit dhe qeverisjeve…!

Story i radhës

Befasojnë arkitektët italianë, prezantohet plani për qytetin lundrues në formë breshke

Të fundit nga