Më 2022 u ngritën 17 aktakuza për krime lufte, 4 të arrestuar

December 31, 2022
1 minut lexim

Gjatë vitit 2022 janë ngritur 17 aktakuza për krime lufte, janë arrestuar 4 persona dhe dënuar me burgim 3 prej tyre. Monitoruesit e këtyre proceseve thonë se sivjet ka pasur progres në krahasim me vitet e kaluara, mirëpo megjithatë, sipas tyre, nuk ka vend për vetëkënaqje.

23 vjet pas luftës së fundit në Kosovë, vazhdon të mbetet i vogël numri i personave që janë ndëshkuar për krimet e kryera nga ushtria serbe.

Prokuroria Speciale tash e 4 ditë nuk i ka kthyer përgjigje RTV Dukagjini se sa persona janë arrestuar brenda këtij viti, e sa të tjerëve u është ngritur aktakuzë për krime lufte.

Megjithatë statistikat i tregojnë monitoruesit e këtyre proceseve.

Viti 2022 shënon numrin më të madh të aktakuzave të ngritura për krime lufte, gjithsej 17 të tilla.

Megjithatë, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se ky numër nuk duhet të konsiderohet i lartë.

“Nëse marrim për bazë vitet paraprake ku ky numër ka qenë mund të themi mjaft shumë indiferent, këtë vit mund të themi se ndoshta është bërë një kthesë e vogël drejt asaj për të mbajtur llogaridhënien do të thotë personat të cilët kanë kryer krime lufte në Kosovë”, ka thënë Miftaraj.

Nga ana tjetër, Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë thotë se sivjet mbi dyshimin për krime lufte janë arrestuar 4 persona, kurse 3 prej tyre edhe janë dënuar.

“ Katër persona janë arrestuar gjatë kësaj periudhe poashtu kemi pasur edhe dy aktgjykime në shkallën e parë dhe një aktgjykim në shkallën e dytë”, ka thënë Alija.

Viti 2022 nuk ka shënuar asnjë rast të gjykimit në mungesë për krime lufte. Të gjitha këto procese gjyqësore janë mbajtur me prezencë të të pandehurve.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Humb kontrollin e mjetit, vdes 24-vjeçari në Bulqizë

Story i radhës

Presidenti i Ukrainës Zelenskyy parashikon fitoren në vitin 2023

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë