Grupi muzikor “Zhurkaq” do të sjellin muzikë elektronike në Parkun e Qytetit të Shkupit.
Paraqitja do të jetë më 15 korrik, në ora 18:00.
“Zhurkaq”-ët janë një grup të rinjsh shqiptarë, të cilët kanë për synim të zhvillojnë kulturën urbane.
Siç thonë nga grupi, organizimi i këtij aktiviteti muzikor në Parkun e Shkupit ka për synim të formojë një festival të muzikës techno.
Në aktivitetin e së shtunës, të parët që do të prezantohen do të jetë DJ nga Kosova – “Diodor”, ndërkaq pas tyre edhe Deeplantic, DJ Flooder dhe Petko.ov.
Hyrja do të jetë falas për të gjithë që duan të marrin pjesë./TV21
Burimi: TV21