MD-Maqedoni: Kodi i ri Penal është kompletuar dhe i është dorëzuar KE-së për mendim

November 1, 2024
1 minut lexim

Shkup, 1 nëntor –  Ka përfunduar hartimi i Kodit të ri Penal, i cili është përkthyer në anglisht dhe i është dorëzuar për mendim Komisionit Evropian, njofton Ministria e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas marrjes së mendimit nga KE, nëse nuk ka kundërshtime, Kodi Penal kalon në procedurë qeveritare, pas së cilës i përcillet Kuvendit. Në Kuvend Kodi Penal miratohet me shumicë të thjeshtë.

Komisioni Evropian në Raportin për progresin e vendit në vitin 2024, në kapitullin 23 – gjyqësori dhe të drejtat themelore, vlerëson se ndryshimet në Kodin Penal nga shtatori 2023 kanë dobësuar kuadrin ligjor, duke ndikuar negativisht në ndjekjen penale të korrupsionit, duke thënë se në vitin e ardhshëm vendi duhet të miratojë një Kod të ri Penal në përputhje me ligjin e BE-së dhe standardet ndërkombëtare.

Sipas KE-së, në vitin e ardhshëm vendi duhet të miratojë një Kod të ri Penal në përputhje me ligjin e BE-së dhe standardet ndërkombëtare.

Njoftimet e qeverisë së re për “shpërbërjen” e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial, KE në raport i vlerëson me shqetësim serioz, sepse do të cenonin pavarësinë e gjyqësorit dhe rekomandon forcimin e Këshillit Gjyqësor duke rishikuar kuadrin legjislativ dhe të tij funksionalitetin e përgjithshëm në përputhje me rekomandimet e misionit të vlerësimit.

Maqedonia e Veriut nuk ka bërë përparim në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, ndërsa korrupsioni mbetet i përhapur në shumë fusha dhe është një çështje shqetësuese serioze. Për të përmirësuar performancën e KSHPK-së, Prokurorisë Publike, qendrave hetimore dhe njësive të zbatimit të ligjit, KE vlerëson se ato duhet të marrin resurse njerëzore dhe mbështetje financiare shtesë.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Regjistrimi në këtë program nuk është i hapur deri vitin e ardhshëm ndërsa i afrohemi datës së fundit të mbështetjes.

Story i radhës

Korridori 8 Hekurudha! LSDM: VMRO do të ndërtojë hekurudhën sipas të njejtit projekt

Të fundit nga

ShkoLartë