John Kavanagh, trajneri i Conor McGregor, deklaroi se irlandezi është duke u përpjekur shumë për rikthimin e tij në kafaz në shtatorin e këtij viti, në një duel kundër Michael Chandler. Sipas tij, “The Notorius” duket më i motivuar se kurrë.
Trajneri 46-vjeçar, i cili ka udhëhequr McGregor gjatë gjithë karrierës së tij, ishte i shqetësuar për motivimin e artistit të marcialeve mikse pas dy vitesh pushim, por thotë se është më i “pompuar” se kurrë.
“Conor kurrë nuk e ka ndalur stërvitjen.
Unë kam qenë me të vetëm kohët e fundit, por ai është në formë fenomenale dhe ka një motivim të madh.
Unë kurrë nuk e kam parë atë aq në formë sa e kam parë kohët e fundit.
Unë jam shumë i emocionuar.
Ai është i emocionuar që do të kthehet”, tha Kavanagh.
“Nuk kam asnjë shqetësim për motivimin.
Motivimi është t’u tregojmë të gjithëve se kjo është bota e tij, kjo është loja e tij, ai absolutisht e do atë”, u shpreh trajneri i Conor McGregor.
Ai beson se sfida me Chandler do t’i ngjajë përballjes së McGregor me Chad Mendes në 2015.
Kavanagh tha: “Unë mendoj se mund të ngjajë me luftën e Mendes, pasi kanë të njëjtin stil
. Conor ka një rekord të mirë kundër atyre sportistëve trupmëdhenj.
Gjithsesi, Chandler është një luftëtar i shkëlqyer, ai ka një rezyme të shkëlqyeshme dhe mendoj se do të kemi disa javë duke qenë rreth njëri-tjetrit”.