“McGonigal-Rama donin zhdukjen e opozitës”/ Berisha: 11 shkurti, dita e protestës më të fuqishme që ka parë Tirana

min lexim

Berisha shfrytëzoi daljen e zakonshme të mesditës për mediat për të akuzuar kryeministrin Rama se po përpiqet të fshehë, të vërtetat sipas tij kriminale, të bashkëpunimit të tij me ish-drejtuesin e FBI, McGonigal.

Une dënoj përpjekjen e Edi Ramës për të fshehur të vërtetat e hidhura, për të mos thënë edhe kriminale, të bashkëpunimit McGonigal-Edi Rama.Në dosjen shqiptare gjithçka ekziston ka vetëm një emër, Edi Rama, këshilltari i tij privat Duçka dhe miku i tij, Agron Neza.Pra, gjithçka është një dosje e tërë në të cilën lakohet emri i Edi Ramës 14 herë, dhe personat A dhe B, po kaq herë.

Sipas Berishës, faqja më e zezë e dosjes McGonigal, është skenari i shkatërrimit të opozitës dhe pluralizmit në Shqipëri.

Allison në intervistën e saj deklaron se ishin këto marrëdhënie, që me detyruan mua, ta denoncoj partnerin e vet për veprimtari të dyshimtë.Ajo dispononte, siç tha, edhe fotot e shumta të Edi Ramës me McGonigal, të bëra në kryeministri, të bëra në dreka e darka në Shqipëri, por edhe në restorantet më të kushtueshme të Nju Jorkut.Në këtë skenar me dy akte, akti shqiptar është në disa aspekte, tmerrësisht i rëndë. Sepse Edi Rama arriti të angazhojë fuqinë e FBI-së, për shkatërrimin e opozitës shqiptare.Unë nuk di nëse McGonigal ishte agjent i rekrutuar nga rusët apo jo, dhe uroj shumë që të ketë qenë një njeri i korruptuar dhe jo njeri që ka dhënë të dhënat që dispononte, pasi kjo do kushtonte shumë e shumë jetë njerëzish, qindra e qindra vite burgje të heronjve të vërtetë, që në kushtet më të vështira punojnë për sigurinë e botës së lirë.Por në rast të kundërt, faqja më e zezë e dosjes McGonigal, mbetet skenari i shkatërrimit të opozitës dhe pluralizmit në Shqipëri.Skenar, i cili u zhvillua në tre etapa: e para, në zyrat e McGonigal kundër Nick Muzin, që u kurorëzoi në ndjekjen penale të Lulzim Bashës dhe mbylljes së dosjes dhe marrjes peng të Bashës.Etapa e dytë ishte sanksionimi i Sali Berishës, pasi ai nuk do pranonte kurrë që PD të bashkëqeveriste me Edi Ramën. Etapa e dytë e skenarit, pavarësisht se kishte apo jo, përfshihej apo jo në këtë aferë McGonigal, duhet të them se Yuri Kim, luajti rolin, duke shkelur çdo parim, çdo ligj dhe Kushtetutë, luajti rolin e McGonigal për shkatërrimin e opozitës shqiptare dhe këtë e panë të gjithë shqiptarët.Etapa e tretë, Edi Rama në mënyrën më kriminale nuk ndalon në veprën e tij makabër për të qeverisur pa opozitë, për të konsoliduar monizmin e tij, don të përjashtojë nga zgjedhjet e 14 majit, PD-në.Por kjo dëshirë e tij merr fund, kjo ëndërr e tij bëhet pluhur.

Berisha shtoi se 11 shkurti do jetë dita e protestës më të fuqishme që ka parë Tirana

Aty ky përfundoi McGonigal, do përfundojë edhe Edi Rama si bashkëpunëtor në një krim të shëmtuar kundër vendit të tij.Por edhe si një njeri që i futi një thikë në zemër, marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA dhe bëri një pabesi ekzemplare ndaj vendit të madh të lirisë, duke i korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI-së.Ndaj jam këtu sot përsëri për të ftuar qytetarët shqiptarë të flasin me gjuhën e tyre më datën 11 shkurt në ora 12.Shqiptarët kudo që janë, janë të ftuar të vërshojnë drejt Tiranës.Shqipëria po zien këdo ditë si kurrë më parë. 11 shkurti do jetë dita e protestës më të fuqishme që ka parë Tirana dhe më të madhe që është bërë ndonjëherë.Ndaj ftesa ime për shqiptarët është: të gjithë në protestë, për të ngritur zërin tonë kundër një regjimi të kalbur, për të larguar nga pushteti, një njeri që mund t’i vësh çdo epitet sot.Por unë po ndalem për të thënë, një të pabesë, i cili për karrigen e tij është i aftë të bëjë çdo gjë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dhjetë vende anëtare të BE-së do të dërgojnë ekipe të kërkim-shpëtimit në Türkiye

Story i radhës

Sindikata e Policisë i kërkon Avokatit të Popullit ta çojë në kushtetuese Ligjin e pagave

Të fundit nga