Një 45-vjeçar është mbytur në plazhin e Zvërnecit në Vlorë.
Sipas burimeve nga policia, bëhet fjalë për shtetasin E.B, banues në Korçë, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë- Më datë 06.09.2022, në plazhin e Zvërnecit, Vlorë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi E. B., 45 vjeç, banues në Korçë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.