Mbyllja për një vit e TikTok, Rama i përgjigjet kompanisë

December 22, 2024
min lexim

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kompanisë së TikTok, pasi një ditë më parë, vetë kreu i qeverisë tha se do të ndaloj rrjetin social në Shqipëri për të paktën një vit.

Rama thekson se TikTok-u nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në Shqipëri vendosin shqiptarët, jo pronarët e algoritmit të TikTok-ut.

Kreu i qeverisë shprehet se ky vendim nuk është një reagim i nxituar, por një hap i miratuar pas konsultimeve të gjera me komunitetet e prindërve në shkollat e gjithë vendit.

Në një postim në “X”, kryeministri tha se Shqipëria është shumë e vogël për t’i kërkuar TikTok-ut të mbrojë fëmijët dhe rininë nga humnerat e frikshme të algoritmit të tij, por uron që  TikToku ta bëjë këtë për të mirën e të gjithë njerëzimit, përfshirë edhe Shqipërinë.

“Të thuash se vrasja e nxënësit adoleshent s’ka lidhje me TikTokun, sepse konflikti nuk qenka gjeneruar nga Tik Toku, do të thotë të mos kesh kuptuar as seriozitetin e kërcënimit që ajo plaftormë ka sjellë për fëmijët dhe rininë e kësaj kohe, as fillin e arsyetimit të vendimit tonë për të marrë përgjegjësinë e reagimit ndaj atij kërcënimi”, thekson Rama.

Kryeministri theksoi se vendimi është mbështetur nga 90% e prindërve, që kërkojnë një veprim të tillë për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve të tyre.

“Ose vetë TikToku duhet t’i mbrojë fëmijët e Shqipërisë, ose Shqipëria do t’i mbrojë fëmijët e vet nga TikTok-u,” përfundoi Kryeministri.

Kujtojmë se kompania e rrjetit social Tik-Tok ka reaguar për vendimin e kryeministrit Edi Rama, ku në një përgjigje ndaj Associated Press, tha se donte “sqarime urgjente nga qeveria shqiptare për rastin e adoleshentit të vrarë me thikë”.

Sipas AP, kompania tha se “nuk kishte gjetur ndonjë provë që autori ose viktima të kishte llogari TikTok dhe raportimet e shumta në fakt kanë konfirmuar se videot që çuan në këtë incident ishin postuar në një platformë tjetër, jo në TikTok”.

Postimi i plotë i Ramës

Ndalimi i TikTokut për (të paktën) një vit në Shqipëri, nuk është një reagim i nxituar ndaj thjesht një ngjarjeje, por një vendim i këshilluar gjerësisht me komunitetet e prindërve në shkollat e gjithë Shqipërisë. TikToku nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit të TikTokut.

Ndërsa Shqipëria është shumë e vogël për t’i kërkuar TikTokut të mbrojë fëmijët dhe rininë nga humnerat e frikshme të algoritmit të tij, por uron që TikToku ta bëjë këtë për të mirën e të gjithë njerëzimit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Të thuash se vrasja e nxënësit adoleshent s’ka lidhje me TikTokun, sepse konflikti nuk qenka gjeneruar nga Tik Toku, do të thotë të mos kesh kuptuar as seriozitetin e kërcënimit që ajo plaftormë ka sjellë për fëmijët dhe rininë e kësaj kohe, as fillin e arsyetimit të vendimit tonë për të marrë përgjegjësinë e reagimit ndaj atij kërcënimi.

Fortlumturisht Shqipëria është një vend demokratik, ku kur mbi 90% e prindërve kërkojnë ndalimin e TikTokut dhe kur shumica dërmuese beson se shëndeti i fëmijëve tanë nuk mund t’i shërbejë platformës, po platforma duhet t’i shërbejë shëndetit të fëmijëve tanë, atëherë vendimi ynë nuk ka se si të jetë më i qartë: Ose vetë TikToku duhet t’i mbrojë fëmijët e Shqipërisë ose Shqipëria do t’i mbrojë fëmijët e vet nga TikToku.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ekspertët vlerësojnë se procedurat e fundit hetimore lënë përshtypjen se luftimi i krimit dhe korrupsionit është marrë seriozisht

Story i radhës

Qershia mbi tortë për fundvit/ Ja si vjen Alida Duka

Të fundit nga

ShkoLartë