Në emisionin Open në News 24 u diskutua në lidhje me vendimin e kryeministrit Edi Rama për mbylljen e Tik Tok.
Eksperti Erion Demiri deklaroi se mbyllja e Tik Tok nuk do të jetë e lehtë. Drejtuesi i Acromax Aldor Nini u shpreh se rrjeti social mund ta padisë shtetin shqiptar, pas mbylljes. Ndërsa, analisti Agim Baçi tha se kryeministri është mësuar që gjërave t’ju bjerë shkurt.
Eksperti Erion Demiri: Nuk është kaq e thjeshtë mbyllja. Kjo po bëhet pa marrëveshje me kompaninë, madje kemi një lloj lufte të hapur me kompaninë. Mbyllja nuk do të jetë e lehtë. Snap chat u fol se mund të mbyllet, por u zhduk si opsion. Por nuk e mbyll dot Snap Chat, se është amerikane dhe është markë e fuqishme.
Drejtuesi i Acromax Aldor Nini: Mund të nisin të bllokojnë IP. Duke bllokuar Ip adresa, nuk do funksionojnë mirë dhe kompanitë e tjera. Rama ka thënë hapur se Tik Tok është “rrugaçi i lagjes”, që do të thotë rrezikon një gjobë të majme nga Tik Tok. Rrjeti social mund të padisë shtetin shqiptar.
Agim Baçi, analisti: Kjo është njësoj sikur të dënojmë thikën kur konfliktohen dy vetë. Rama e ka format, i bie shkurt. Thotë kam takuar disa prindër. Ky është koncept dembel, që i bie shkurt. Nëse do ishte i shqetësuar Rama, do kishte mbyllur Telegramin të parin, që dolën të dhënat e shqiptarëve.
Anëtarja e Kryesisë së PD-së Jola Hysa: Unë jam që ose të mbyllen të gjitha rrjetet sociale ose nuk mund të veprohet kështu.
Burimi: botasot.info