Kandidati i PS në listën e hapur në Qarkun e Tiranës, Blendi Gonxhja ka folur gjatë mbylljes së fushatës së Partisë Socialiste në Parkun Olimpik të Tiranës.
Ai tha më 11 Maj, PS do të hapë epokën e Shqipërisë Europiane ndërsa thekson se do të hyjmë në histori. Gonxhja iu bën thirrje mbështetësve të votojnë Partinë Socialiste.
“Jeta ime është plot me eksperienca të forta, por kjo fushatë është eksperienca më e bukur e jetës time.
Në 11 maj, ne do të hyjmë në histori, sepse mbyllim tranzicionin shqiptar dhe hapim epokën e re atë të Shqipërisë Europiane. Ndaj votoni PS, votoni 5-sën, Edi Ramën”, tha ai.
Burimi: botasot.info