Mbyllet sektori i vizave, ambasada gjermane tregon kur mund të zëvendësohen takimet e anuluara

January 24, 2022
1 minut lexim

Ambasada gjermane në Tiranë ka bërë me dije se sektori i vizave do të qëndrojë i mbyllur deri më 28 janar.

Përmes një njoftimi në Facebook sqaron se do të njoftohen me e-mail të gjithë aplikuesit, të cilëve u anulohet takimi.

“Ne shpresojmë që takimet e anuluara të mund t’i zëvendësojmë sa më shpejt në muajt shkurt ose mars. Dorëzimi i pasaportave të martën pasdite dhe të premten paradite do të zhvillohet si zakonisht.

Ditën e mërkurë nuk do të ketë legalizime. Lutemi për mirëkuptimin tuaj! Ju lutemi, kini parasysh, që nuk mund t’ju përgjigjemi pyetjeve mbi stadin e aplikimit”, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mancini e rikthen Balotellin në Kombëtaren e Italisë

Story i radhës

Punime në rrjet, në këto zona do të ketë ndërprerje të rrymës

Të fundit nga

ShkoLartë