Mbyllet projekti Serum pas kolapsit të FTX, sugjerohet përdorimi i një varianti nga komuniteti

November 30, 2022
1 minut lexim

Serum, një bursë kripto e decentralizuar mbështetur nga FTX njoftoi 215 mijë ndjekësit e saj në rrjetin social Twitter se projekti tashmë ka “vdekur” pas kolapsit të papritur të gjigantit FTX duke udhëzuar përdoruesit drejt një projekti të ri që tashmë është nën kontroll të komunitetit.

“Programi Serum është çaktivizuar,” pas kolapsit të FTX, shkruante serum në Twitter. “Duke qenë e përmirësimi i platformës bëhet nga FTX, siguria është në rrezik duke bërë që protokolle si Jupiter dhe Radium të largohen,” shtoi kompani duke ju referuar dy projekteve DeFi në blockchanin Solana.

Në fillim të këtij muaji, bursa e FTX u hakuar për më shumë se 400 milionë dollarë dhe thuhet se është kompromentuar edhe kodi i Serum. Kjo sepse autoritetin mbi kodin e saj e kishin duar të brendshme të bursës FTX shpjegoi Serum.

Ekipi gjithashtu komentoi për tokenin e tyre SRM duke thënë se e ardhmja e tij ishte e paqartë ndërsa zhvilluesit kishin propozuar braktisjen e saj për shkak të ekspozimit ndaj FTX dhe firmës së saj tregtuese Alameda Research.

Por Serum nuk hezitoi të sugjeronte tashmë një version komunitar të protokollit të quajtur OpenBook dhe që është live në Solana. OpenBook përpunon një volum ditor prej mbi 1 milionë dollarë ndërsa volumi dhe likuiditeti i Serum ka rënë në zero.

“Me ekzistencën e OpenBook, volumi dhe likuiditeti i Serum ka rënë në zero. Përdoruesit dhe protokollet janë të sigurte me përdorimin e alternativës OpenBook, pasi gjetën probleme sigurie në kodin e vjetër të Serum,” tha ekipi.

Ndërsa hakimi doli në dritë, kodi i Serum nuk mund të përditësohet në kohë. Në përgjigje të lajmi, bashkëthemeluesi i Solana Anatoly Yakovenko së bashku me zhvillues të tjerë, sugjeruan krijimin e një varianti të ri. Varianti po udhëhiqet nga Mango Max, i cili gjithashtu shërben si zhvillues për projektin Mango Markets. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nga Bukureshti, Bujar Osmani zëshëm shpreh mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO (VIDEO)

Story i radhës

Presidenti gjerman Shtajnmer sot do të vizitojë Çarshinë e Vjetër

Të fundit nga

ShkoLartë