mbyllet per qarkullimin e autobuseve gjate fundjaves rruga agim ramadani ne kryeqytet 681543a58edcc

Mbyllet për qarkullimin e autobusëve gjatë fundjavës rruga “Agim Ramadani” në kryeqytet

May 3, 2025
1 minut lexim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë fundjavës, më 3 dhe 4 maj 2025, rruga “Agim Ramadani” do të jetë e mbyllur për qarkullimin e autobusëve dhe mjeteve të rënda, për shkak të punimeve infrastrukturore në këtë segment rrugor.

Drejtoria e Shërbimeve Publike përmes një njoftimi ka thënë se të gjitha linjat e transportit publik urban – si ato publike ashtu edhe private – do të devijohen përkohësisht dhe do të kalojnë në rrugë alternative si: Rruga UÇK, Rruga Migjeni, Rruga Luan Haradinaj, Rruga Ukshin Hoti, Rruga Robert Doll, Rruga Eqrem Çabej, Rruga Dëshmorët e Kombit, Rruga Bajram Kelmendi.

Ndërkohë, nga data 3 deri më 7 maj 2025, do të ndalohet qarkullimi i mjeteve motorike me peshë mbi 12.5 ton në këtë zonë, për të mundësuar zhvillimin pa pengesa të punimeve.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe operatorëve të transportit për mirëkuptim dhe bashkëpunim, derisa të përfundojnë ndërhyrjet e planifikuara.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

zbulohet burgu famekeq i putinit aty ku ukrainasit dhunohen dhe varen me koke poshte 681542f2b7290
Story i mëparshëm

Zbulohet burgu famëkeq i Putinit, aty ku ukrainasit dhunohen dhe varen me kokë poshtë!

keisi tradhton limin ja kush mendon se do ta fitoje ferma vip 6815449965456
Story i radhës

Keisi “tradhton” Limin, ja kush mendon se do ta fitojë Ferma VIP

Të fundit nga

ShkoLartë