mbyllet ngushtica e dardaneleve per shkak te zjarreve ne turqi 64e51d7e0898d

Mbyllet ngushtica e Dardaneleve për shkak të zjarreve në Turqi

August 22, 2023
1 minut lexim

Për shkak të një zjarri në një pyll në zonën e qytetit të Kepezës, ndërpritet përkohësisht qarkullimi i anijeve përmes ngushticës së Dardanelit.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë.

Trafiku i anijeve, siç specifikohet, është pezulluar në drejtimin jug-veri.

Dardanelet është një ngushticë detare në Turqinë veriperëndimore, që lidh detin Egje me atë Marmara.

Ngushtica është 61 kilometra e gjatë dhe vetëm 1.2 deri në 6 kilometra e gjerë, me një thellësi mesatare prej 55 metrash (thellësia maksimale është 81 m).

Uji rrjedh në të dy drejtimet përgjatë këtij kalimi detar: nga deti Marmara drejt detit Egje nëpërmjet rrymës sipërfaqësore dhe në drejtim të kundërt nëpërmjet rrymës nënujore, të thellë.

Ashtu si Bosfori në veri, Dardanelet e ndajnë Evropën nga Azia.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

abdixhiku rruga a nje lagje e re prishtina pa fjale pa drame pune shume 64e518d4d18cc
Story i mëparshëm

Abdixhiku: Rruga A, një lagje e re, Prishtina – pa fjalë, pa dramë, punë shumë

halli i vmro se eshte fuqia e madhe politike e ali ahmeti jo ndryshimet kushtetuese 64e51eab0c693
Story i radhës

Halli i VMRO-së është fuqia e madhe politike e Ali Ahmeti, jo ndryshimet kushtetuese!

Të fundit nga

ChatGPT dhe ekipet vetëvendosin norma sjelljeje

Një studim i fundit zbulon se ChatGPT dhe modelet e tjera të mëdha gjuhësore të bazuara në inteligjencën artificiale (AI) kanë aftësinë për vetëorganizim dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrje njerëzore. Kur
ShkoLartë